Hekurthyesi nga Dukagjini, botues i dy librave
Gentjan Doda nga fshati Dukagjin i Krujës është vetëm 25 vjeç, por pasioni për letërsinë e ka burrëruar atë që në moshë te re.Që në vogëli pasioni i tij ishte të shkruante për ngjarje të jetës që ngacmonin fantazinë e tij. Lidhja me librin ka qenë shtysa e parë e autorit të të dy librave botuar sot, përkatësisht “Endërr me kod” dhe libri tjetër i tij titulluar “Në frymëzimin e vetmisë”, libra këto që kanë gjetur edhe lexuesin e tyre. Gentjani nuk ka mbaruar studimet e larta, profesioni i tij është hekurthyes, por kjo nuk e pengon atë të studiojë dhe librin ta ketë shokun më të mirë.Së shpejti ai do të botojë një tjetër libër për të cilin është duke punuar, por Gentjani nuk i ndahet as penelit. Portretet janë pasioni i tij për të vazhduar më tej edhe për një pasion tjetër të tij muzikën. Ai njeh dhe luan në disa instrumenta.Babai i një vajze, hekurthyesi nga Dukagjini, me vullnetin e talentin e tij gjen kohë për ti bërë realitet ëndrrat, ndonëse jeta për të nuk është shumë e lehtë. Nëse ke vullnet e dëshirë për ti realizuar ëndrrat, shprehet Gentjani , gjithmonë ka një rrugëzgjidhje.