Komuna e Bubullimës, rikonstruktohen rrugët e dëmtuara të fshatrave
Segmenti rrugor qe lidh autostraden Lushnje-Fier me fshatrat e komunes se Bubullimes, deri ne skajin me te larget fshatin Imshte, prej vitesh i amortizuar kohet e fundit me nje investim mundesuar nga qeveria shqiptare nepermjet Fondit te Zhvillimit po i nenshtrohet nje rikonstruksioni te plote.Sipas projektit ky segment rrugor shumë shpejt do te kthehet ne nje rruge me parametra bashkekohore me nje gjeresi prej 5 metra, pjese e asfaltuar, ndricim dhe trotuare ne te gjithe zonat e banuara.Nuk do te mungoje pergjate tij as sinjalistika e duhur horizontale e vertikale. Paralelisht me rikonstruksionin e rruges qe pritet te perfundoje ne fund te muajit qershor, nje tjeter projekt po ne komunen e Bubullimes po merr jete.Rikosntruksioni i shkolles se mesme te kesaj komune. Keto dhe te tjera fakte i pohon per mikrofonin tone kryetari i komunes Bubullime, Agim Stafa.Rikonstruksioni i segmentit rrugor Bubullime-Imshte do ti jape nje impakt pozitiv zhvillimit ekonomiko- shoqeror te kesaj zone e gjithashtu do permiresoje ndjeshem jeten sociale te banoreve te saj.Zona e Barbullushit eshte e njohur ne nenprefekturen e Lushnjes per resurset e saj ne fushen e bujqesise, blegtorise dhe agroturizmit.