Gjykata e Apelit lë në burg shoferin e kryekomisarit të Shijakut

Gjykata ka vendosur të lërë në burg, ish-efektivin Fatmir Hoxha, shoferin e Kryekomisar Adem Tahiraj, duke hedhur kështu kërkesën e avokatëve mbrojtës për rishikim të masës së sigurisë për klientin e tyre.Gjykata e Apelit në Durrës vendosi masën “Arrest me burg” për ish-efektivin e policisë, Fatmir Hoxha  ndërsa ka lënë të lirë shefin e krimeve, Kastriot Kosturanin të cilët shoqëronin Kryekomisarin e Shijakut, i vrarë pasditen e 13 shtatorit në Katund Sukth.Ish-efekti I policisë Fatmir Hoxha akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar vrasjen e kryekomisar Tahiraj.Kryekomisar Adem Tahiraj, shef i Komisariatit të Policisë së Shijakut, u ekzekutua me pesë plumba pasditen e 13 shtatorit në fshatin Katund Sukth, 12 km larg Durrësit. Policia ndaloi pas disa orësh autorin e krimit, Ilir Xhakja, një person me precedentë të rëndë penal.