Lezhë, 2012 i lë investimet në mes
Investimet dhe shërbimet që mbetën të parealizuara në bashkinë e Lezhës gjatë vitit 2012 si pasojë e bllokimit nga Ministria e Financave të grantit, si detyrim ndaj debive të akomuluara ndaj CEZ për energjinë e ujsësjellsave do të mbulohen me shtesën që qeveria ka bërë për këto njësi vendore në grantin e vitit të ardhshëm. Konfirmimi ka ardhur nga nënkryetari i bashkisë Arjan Barbullushi sipas të cilit për të përballuar një vit të vështirë financash, fokusi kryesor i tyre është përqëndruar tek mbledhja e plotë e taksave dhe tarifave vendore si dhe shkurtimi i shpenzimeve administrative.Janë 6 projekte në bashkinë e Lezhës të nisura 2 vite më parë dhe të papërfunduara si pasojë e moslëvrimit të kredisë me të cilën ishin parashikuar të kryheshin këto investime. Me miratimin e buxhetit të vitit 2013 pritet që këto investime të përfundojnë duke përmirësuar ndjeshëm jetën e qytetareve lezhjanë.