Fluks në dogana, emigrantët kthehen në vendet e punës

Shtohet fluksi në pikat e kalimit kufitar për emigrantët që largohen në vendet e tyre të punës  pas përfundimit të festave të fundvitit.Sipas informacioneve më të fundit fluksin më të lartë e ka pika kufitare e Kakavijës, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë 4309 persona dhe  883 mjete ndërsa kanë hyrë 1446 persona me 350 mjete. Pala shqiptare po punon me tre sportele në hyrje dhe pesë në dalje, ndërsa pala greke me nga tre sportele në të dy anët.Ndërsa në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë dalë 2881 persona me 932 mjete dhe kanë hyrë 1826 persona me 722 mjete.Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë dalë 698 persona dhe 399 automjete ndërsa  kanë hyrë 804 persona  dhe 487 mjete. Gjithashtu në këtë pikë kufitare kanë hyrë 812 dhe kanë dalë 608 shtetas të huaj.Ndërkohë në të gjitha pikat e kufirit nuk raportohet për radhë apo për probleme por vetëm për fluks i cili pritet të rritet gjatë fundjavës.