Tiranë, zjarr në një vilë 2-katëshe në Kombinat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2013, 12:11
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë paraditen e sotme një godinë banimi në kryeqytet.Sipas informacioneve më të fundit zjarri ka rënë në një vilë 2-katëshe në zonën e Kombinatit ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.Forcat e zjarrëfikësve dhe të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të cilët jetonin në vilën 2-katëshe.Ndërkohë zjarrëfikëset po bëjnë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.