Argjinatura e lumit Kir, përfundon projekti që do shmangë përmbytjet

Falë angazhimit të të gjitha institucioneve dhe investimit të qeverisë shqiptare është bërë i mundur përfundimi i argjinaturës mbrojtëse të lumit Kir në fshatin Bardhaj në Komunën Rrethina të qarkut të Shkodrës.Për disa jave me radhë firmat kontraktuese kanë bërë mbushjen dhe ngritjen e nivelit ekzistues të argjinatures, duke minimizuar rrezikun nga përmbytjet si rezultat i ngritjes se nivelit të ketij lumi.Prefektja e Qarkut të Shkodrës Voltana Ademi, në nje intervistë për mediat, deklaroi se ky investim është nje garanci për mbrotjen e kësaj zone.Nga ana tjetër, drejtori i Bordit te Kullimit Mark Molla ka folur më në detaje teknike për këtë investim.Investim për argjinaturën e lumit Kir erdhi si nevojë imedjate për të shmangur rrezikun e permbytjeve ne kete zone te territorit të Shkodrës.Edhe gjate viteve te kaluara, lumi Kir ka krijuar jo pak probleme per banoret ne kete zone, nderkohe qe sot me kete investim rreziku eshte i minimizuar.