Panorama në ditën e dytë të vitit në Elbasan
Sot në ditën e dytë të Vitit të Ri 2013, duket se gjithçka po i kthehet normalitetit.Banorët e qytetit të Elbasanit kanë vijuar aktivitetet e përditshme të jetës, pa lënë mënjanë vizitat tek miqtë dhe të afërmit apo edhe shëtitjet në këtë ditë pushimi e relaksi për ta.Paraditja e sotme në këtë qytet nuk ka asnjë ndryshim nga një ditë e zakonshme e vitit, ndonse vetëm një ditë ka kaluar nga nata e ndërrimit të viteve, një natë kjo jo shumë e zjarrtë dhe me aktivitete për këtë qytet ku shumë pak qytetarë u bashkuan në bulevardin kryesor për të pritur ndërrimin e viteve. Ndofta kjo është dhe arsyeja që Elbasani të zgjohet kaq shpejtë pas festës së fundvitit.I vetmi detaj i atmosferës festive është dekori i vendosur enkas për këtë feste i cili është vendosur përgjatë bulevardit Aqif Pasha. Ndërkohë një pjesë e bizneseve kanë filluar aktivitetin e tyre që në ditën e parë të vitit për të mos humbur asgjë nga produktet që tregtojnë ndërsa pjesa tjetër i është bashkuar aktiviteteve të zakonshme. Kjo është panorama në ditën e dytë të vitit në qytetin e Elbasanit.