Qyteti i Korçës “humbet orët”

Ora në qendër të qytetit të Korçës, prej muajsh ka dalë jashtë funksionit. Akrepat e saj nuk lëvizin më, edhe pse vetëm disa kohë më parë infrastruktura e këtij sahati kaq të nevojshëm për banorët e këtij qyteti, u restaurua nga ana e bashkisë Korçë me një fond prej rreth 2 milion lekë të vjetra. Por jetëgjatësia e saj nuk ka zgjatur shumë dhe sërisht akrepat kanë më shumë se gjashtë muaj që kanë ngelur në vend. Deri tani asnjë ndërhyrje nga autoritetet lokale, të cilat edhe pse disa hapa larg saj duket se nuk i shqeteson fakti që investimi për të nuk ka justifikuar qëllimin e tij. Vetë qytetarët korçarë shprehen se ky fenomen i jep shumë disavantazhe qytetit të KorçësPor edhe më problematike paraqitet gjendja e orës që ndodhet pranë Universitetit “Fan Noli” të qytetit e vendosur me shumë bujë nga bashkia e qytetit por që nuk  funksionoi as 1 vit nga dita e  vendosjes së tij. Megjithëse me një vlerë prej 8 milion lekësh të vjetra ajo sot aktualisht jo vetëm që nuk funksionon por nuk dihet se ku ka përfunduar.