Tiranë, makina përplas kalimtarin, në gjendje të rëndë i moshuari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2013, 15:21
Nuk ka të ndalur kronika e zezë në këtë fillim të 2013. Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e një të moshuari është regjistruar pasditen e sotme.Ngjarja ka ndodhur në afërsi të spitalit QSUT, ku një automjet ka përplasur një kalimtar dhe si pasojë 60-vjecari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka mbetur i plagosur rëndë.Menjëherë i moshuari është transportuar drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për identifikimin e autorit të mjetit që përplasi 60-vjecarin.