Varri i Skënderbeut në Lezhë, dyfishohet bileta për vizitorët
Për të mbushur arkën e financës dhe boshlleqet e krijuara nga mosrealizimi i te ardhurave në disa zera, bashkia e Lezhës do t’i kerkojë këto para tek turistet që e vizitojne këtë qytet.Duke filluar që nga muaji janar i ketij viti tarifa për të parë vendvarrimin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të dyfishohet, kjo e argumentuar me faktin se vizitorët dhe turistët nuk do pengohen nga kjo rritje e çmimit, madje vlersohet si një tarife mjaft e ulët e krahasuar me vendet e tjera që kanë asete me rëndësi kaq te madhe.Vendimi per rritjen e çmimit, i cili është miratuar edhe nga Këshilli bashkiak është bërë i ditur nga drejtori i Kulturës ne kete njesi vendore Bardh Dedegjonaj, sipas te cilit dyfishimi i hyrjes në këtë memorial nuk do të ulë aspak numrin e vizitorëve dhe turistëve që cdo vit ka qenë ne rritje.Dyfishimi i kësaj tarife nga 100 në 200 lekë të reja për cdo vizitor apo turist, konsiderohet si nje vlere për nje aset kaq te rendesishem historik sic eshte vendvarrimi i Skënderbeut, ndërsa nga rritja e cmimit do të përjashtohen fëmijet dhe nxënësit e shkollave nën 18 vjec, të cilët do të vazhdojnë të paguajnë 100 lekë të reja.