Politika gjatë 2013, Dërvishi: Vit i rëndësishëm zgjedhor

Vit i fortë elektoral. Mbajtja e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare janë fokusi kryesor, jo vetëm i politikës por edhe i analistëve për këtë vit.Për analistin Lutfi Dervishi, ajo që ka rëndësi finale për këtë proçes është që të zhvillohen zgjedhje sipas standarteve e që në fund të mos kemi një proces të gjatë paszgjedhor, por një proces të artikuluar mirë parazgjedhor.Lutfi Dervishi nuk pretendon se humbësi ti shtrengojë dorën fituesit të këtyre zgjedhjeve, por uron që fituesi të mos e shpalosë vijimësisht fitoren, pasi sipas tij kodi zgjedhor mundëson që nga këto zgjedhje të dalin mazhoranca të lëkundura dhe opozitë e fortë.Për Lutfi Dervishin do të ishte mirë që pjesë të fshatës elektorale të bëhet edhe situata ekonomike dhe mekanizmat që lancojnë palët për zhvillimin e saj, edhe në kushtet kur kriza ekonomike ka përfshirë Europën. Ndërsa mosmiratimi i ligjeve të cilësuara nga parlamenti shqiptar, kusht i lënë nga BE, për analistin Dervishi do të përdoren politikisht edhe gjatë fushatës zgjedhore.Lutfi Dervishi apelon në rolin e medias për sa i përket sondazheve që tashmë kanë nisur të përdoren politikisht lidhur me rezultatin zgjedhor. Sipas tij media duhet të jetë e vëmendshme ndaj deklaratave politike të liderëve, për sonadzhet të cilët deklarojnë.