Kongresi i Lushnjës në 93 vjetorin do të nderohet me një monument

Kongresi Kombetar i Lushnjës për vlerat e tij në historinë e shtetformimit te vendit tashmë do të përjetesohet përmes nje monumenti madheshtor, i cili do zërë vendin qe i takon. Ky ka qenë vendimi i komisionit ndershteteror në prag të 100 vjetorit të pavarësisë, e për realizimin e kesaj vepre me rendesi historike, qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 12 milion lekë të reja.Me vendim të Këshillit bashkiak ky monument do të vendoset në qendër të lulishtes kryesore të qytetit, përballë shtëpisë muze ku ka zhvilluar punimet Kongresi i Lushnjes. Prej disa ditesh firma fituese e tenderit ka nisur punimet për infrastrukturën e vendosjes së obeliskut. Monumenti ne fjale është përzgjedhur mes shume bocetesh të paraqitura para jurisë së specializuar, e cila përfundimisht ka zgjedhur variantin e skulptorit Ilirjan Shima.Vepra në fjalë është gdhendur në allci ne shtetin grek dhe pritet te dergohet në Austri, ku do të derdhet në bronx për të qenë i gatshëm për tu vendosur në pjedestalin ngritur në qendër te qytetit të Lushnjes. Vepra pritet te inagurohet me rastin e 93 vjetorit të Kongresit Kombëtar të Lushnjes në 21 janar në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.