Tiranë, ekzekutohet në pritë emigranti, policia nis hetimet

Viti 2013 ka nisur i përgjakur. Një tjetër vrasje është shënuar në kryeqytet pas ekzekutimit të një taksisti ditën e parë të vitit që sapo hyri. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës viktima është gjetur në orët e para të mëngjesit në një automjet Benz tip furgoni me targa italiane.Nga hetimet paraprake mësohet se viktima është Agron Dervishi 40 vjec. Trupi i pajetë i 40-vjecarit është gjetu në fshatin Mazrek të komunës Kashar . Nga kqyrja e trupit mësohet se Dervishi ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e një plumbi të marrë në kokë. Dyshohet se arma e përdorur ka qenë një pistoletë, ndërsa vrasja ka ndodhur në furgon, ku dhe u gjet trupi i viktimës.Mësohet se Agron Dervishi, ishte emigrant në Itali dhe sapo ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit. Viktima jetonte në Maminas të Durrësit , ndërkohë që mbrëmjen e djeshme ka qenë për darkë në shtëpinë e vjerrit i cili jeton në fshatin Mazrek.Ende mbeten të paqarta rrethanat në të cilat është kryer ekzekutimi i Dervishit, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes dhe identifikimin e autorit të krimit. Ndërkaq dy janë pistat kryesore në të cilat blutë kanë përqëndruar hetimet, e para hakmarrje apo larje hesapesh dhe së dyti një grabitje e mundshme.