Si u zgjua Tirana këtë mëngjes, kamera e Ora News një vëzhgim në rrugë

Pak ore para Vitit te Ri te gjithë nxituan te mbyllin punët dhe përgatitjet për natën e ndërrimit te viteve. Gjithkush e festoi në mënyrën e vet, pranë familjes, me shoqërinë apo ne lokale e restorante, por çdo njeri ne orën e ndërrimit të viteve uroi edhe për një vit te mbare. Diku me pak e diku me shume, atmosfera u ndie në cdo cep të Tiranës.Por sot kryeqyteti të jepte një tjetër panoramë ku zhurmës së trafikut të qytetit në ditën e fundit të 2012 dhe tingujve muzikore në ndërrimin e viteve ia ka zënë vendin qetësia. Dita e parë e këtij Viti të Ri e ka gjetur Tiranën të qetë, ndoshta të përgjumur, njësoj si qytetarët e saj pas një nate të gjate festimesh.Tirana të dhuron një panorama krejt tjetër nga ajo e një dite më parë.Makinat që lëvizin nëpër rrugët e Tiranës janë aq të pakta sa të duket sikur nuk jemi në Tiranën ku trafiku gjatë gjithë kohës është mbytës. Akset kryesore të kryeqytetit këtë fillim viti nuk kanë atë ngarkesën e ditëve të zakonta, ku për të shkuar në destinacion të duhen orë ndonjëherë. Qytetarët i kanë lëvizjet aq të pakta, ku vetëm gjatë mesditës një pjesë e vogël kanë dalë për të kryer vizitat e tyre të kortezisë tek të njohurit e tyre, për të uruar një vit të mbarë.Shumica e biznesve janë të mbyllura dhe hapur gjen vetëm ndonjë kafene tek-tuk. Por ajo që vihet re në rrugët e Tiranës bosh, rrugët janë të pastra nga mbeturinat e post-festës. Ambalazhet që linin pas fishekzjarret e shumta të hedhura nga qytetarët nuk janë gjendur mengjesin e sotëm,si për të thënë se festa përfundoi dhe se duhet ti rikthehemi punëve të përditshme. Tirana zgjohet e qete dhe plot diell në këtë ditë të parë të 2013, por shpresojmë të jetë kështu deri në mbarim.