Tiranë, një automjet përfshihet nga flakët në Kombinat, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në kryeqytet.Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinat, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrfikëseve, të cilat kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.Ndërkaq forcat e policisë të mbërritura atje, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të automjetit, pronësia e të cilit nuk dihet ende.