Policia e Konispolit godet rrjetin e narkotikëve, 8 në pranga, sekuestrohen 160 kg kanabis

8 persona kanë rënë në prangat e policisë kufitare të Konispolit nën akuzën për trafik të lëndëve narkotike.Sic raportojnë efektivët e policisë, 8 shtetasit shqiptar, të cilët udhëtonin drejt shtetit helen kishin me vete 160 kg kanabis dhe sapo janë vënë në dijeni se po ndiqen nga policia shqiptare kanë braktisur menjëherë lëndën narkotike në territorin grek.Ndërkaq arrestimi i tyre u realizua pas kthimit në territorin shqiptar, me c’rast uniformat blu njoftuan dhe homologëtt grekë mbi arrestimin e 8 trafikuesve të drogës, të cilët më pas sekuestruan lëndën narkotike të hedhur nga shqiptarët në tokën helene.