Vrasje me armë zjarri në kryeqytet, efektivi ekzekuton me pistoletë taksistin

Shënohet krimi i parë për vitin 2013 në Tiranë,ku 53 vjecari Mehmet Beqiri është qëlluar për vdekje nga Aldo Morina, nën oficer në repartin e Zall-Herrit. Morina ka shkrehur mbi viktimën me 4 plumba nga të cilët tre e kanë goditur në kokë, duke i sjellë edhe vdekjen e menjershme. Shkaku i vrasjes së Beqirit mendohet të ketë qënë një konflikt për cështje morali, por policia po heton edhe pista të tjera.Ka qenë ora 15:00 kur Aldo Morina ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 53 vjecarin pikërisht përballë spitalit të fëmijve në Tiranë, pranë një filiali të Albtelekomit. Mendohet se të dy personat njiheshin prej dhe një cështje nderi të lënë pezull midis të dyve, e cila ka përfunduar me vrasjen e Mehmet Beqirit.Menjeherë kanë mbërritur në vendngjarje forca të shumta policie të cilat kanë bërë edhe hetimet e para. Pas hetimeve paraprake dhe krehjes së zonës duke ngritur postoblloqe në pikat kyce të zonës,blutë kanë arritur të identifikojnë autorin Aldo Morina.Pas kësaj ka qënë vetë autori i cili është dorëzuar, duke pranuar autorësinë e ngjarjes, e cila është e para për këtë vit. Kështu 1 janari i 2013 nis me një bilanc tëpër negativ, ku tre persona kanë humbur jetën.Një plumb aksidental i merr jetën një të riu në Durrës dhe një aksident në orët e para të mëngjesit në rrugën e Elbasanit ka sjellë vdekjen e një personi tjetër.