Lazarati, Gjykata lë në burg Gate Mahmutaj dhe shokët e tij, Avokatët: do apelojmë vendimin
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg Gate Mahmutajn dhe dy lazaratas të tjerë të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë kundër policisë, gjatë aksionit 5 ditor për kontrollin e Lazaratit.Të tre personat kanë mohuar akuzat, duke ngritur edhe alibitë e tyre mbrojtëse në këtë proçes.Razip Mahmutaj i njohur ndryshe si Gatja, në deponimet e tij dhe para gjykatës mohoi të ketë qëlluar mbi uniformat blu, ndërsa kapanonet ku u gjet lëndë narkotike, ai ka pretenduar se nuk janë të tijat.Mbi Mahmutajn rëndojnë akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese mbetur ne tentative, prodhim dhe kultivim i lëndëve narkotike si dhe armëmbajtje pa leje.Para togave të zeza është paraqitur Matias Boçaj dhe Emiliano Aliko si dhe persona të akuzuar se kanë marrë pjesë në sulmin ndaj policisë në fshatin e hashashit. Aliko dhe Boçaj kanë ngritur alibi, duke pretenduar se kanë qenë bashkë në Tiranë atë ditë në një servis dhe më pas në një spital privat për të kryer disa vizita.
(Në foto: Matias Boçaj me Emiljano Alikon)Për këtë, avokati i tyre shprehet se ka foto dhe video që tregojnë itenerarin e tyre atë ditë. Janë dhe dy fotografi të shkrepura në komisariatin e Rrogozhinës, aty ku edhe dy lazaratasit janë dorëzuar, duke sqaruar se e kanë bërë këtë pas bërjes publike të emrave të tyre në media.Avokati Baftjar Rusi pas seancës tha se do të apeloje vendimin, duke qenë se klientët e tij nuk kanë lidhje me akuzat e ngritura.Ditën e shtunë në Gjykatën e Krimeve të Rënda pritet të merret masa edhe për djalin e Gate Mahmutajn, Vandamin i cili u arrestua të enjten në Lazarat. Edhe mbi 19 vjeçarin do rëndojnë akuzat e vrasjes së mbetur në tentative ndaj efektivit te policisë. Ditët në vijim nga Prokuroria priten arrestime të tjera për dosjen ‘Lazarati’.