Qeveria miraton reformën e pensioneve e çon në Kuvend, 9 risitë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2014, 09:32
Tirane- Qeveria miraton pa bujë reformën e pensioneve. Ligji i ri është dorëzuar në heshtje pasditen e djeshme në Kuvend.Reforma parashikon që nga 1 janari i vitit 2015 do të ndryshohet rrënjësisht formula e llogaritjes së pensioneve. Nga janari është vendosur rritja e moshës me 2 muaj për daljen në pension të grave, hiqet tavani i përfitimeve, si dhe pensioni social.Në ligjin e ri parashikohet vendosja e një pensioni social, i cili do të financohet 100% nga buxheti i shtetit dhe do të jetë i barabartë me pensionin e pjesshëm aktual për një person që ka 15 vite punë dhe që ka kontribuar mbi një pagë minimale.Aktualisht, pensioni llogaritet duke i shtuar pensionit bazë 12.024 lekë në muaj, 1 për qind të pagës së vlerësueshme për të 35 vitet e punës. Qeveria e ka ndryshuar këtë formulë, duke vendosur që pensioni i ri të llogaritet si pension social, pra 6600 lekë në muaj, plus 1 për qind e vlerës së bazës së vlerësueshme për çdo vitRisitë e skemës1.Saktësimi i rregullave dhe procedurave indeksimit të masës së pensioneve.2.Heqja e kufizimeve tavan të pensionit.3.Njehsimi i pagës minimale kontributive me pagën minimale në shkallë vendi dhe përcaktimi i rregullave strikte për indeksimin e pagave kontributive.4.Rritje graduale të moshës së daljes në pension për gratë, me dy muaj në vit, për të arritu në 63 vjeçnë vitin 2032. Që nga viti 2032, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në vit dhe për gratë , me dy muaj në vit , duke arritur në 67 vjeç, për të dyja sekset në vitin 2056.5.Përmirësimi i mënyrës së llogaritjes së pensioneve për nënat me shumë fëmijë dhe pensioneve familjare , duke përcaktuar si moshë për përfitimin e pensionit nga bashkëshortët moshën e daljes në pension.6.Rritja graduale e kontributit për zonat rurale, duke barazuar kontributet e fermerëve me ato të zonave urbane, deri në vitin 2018.7.Shfuqizimi i i formulës së llogaritjes së pensioneve të zonave rurale dhe përdorimi i së njëjtës formulë si për pensionet e tjera.8.Inkurajimi i vazhdimit të punës pas mbushjes se moshës për pension, nëpërmjet rritjes së shtesësh për shtyrje pensioni në 0.5% për muaj.9.Përcaktimi që të gjithë individët nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për përfitimin e një pensioni , do të përfitojnë një pension social, i cili mund të përfitohet vetëm nga individët mbi 70 vjeç, që kanë qënë rezidentë në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit. Masa e këtij pensioni do të jetë jo më e madhe sesa masa e pensionit të pjesshëm që arrihet nga skema kontributive. Ky pension do të jepet duke patur si kusht verifikimin e të ardhurave dhe do të financohet nga buxheti i shtetit.
P.ligji Per Sigurimet Shoqerore_001