Përmbytje masive në Bullgari, vdesin 10 persona në portin e Varnas
Të pakten 10 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë rezultojnë të humbur, si pasojë rrëkeve të shiut dhe përmbytjeve të rënda në Bullgarinë Lindore, thonë burimet zyrtare.Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe rritjes së përmbytjeve në Detin e Zi, niveli i ujit në portin e qytetit të Varnas u ngrit me 1m.
Shumë prej banorëve kanë shpëtuar pasi janw larguar nga zona, dhe pse ka pasur viktima dhe dëme të mëdha, qindra prej tyre kanë mbetur pa ushqim dhe pa elektricitet.Gjatë këtyre ditëve ka pasur stuhi të forta dhe shi të rrëmbyeshëm në disa zona të Bullgarisë. Parashikuesit e motit janë shprehur se moti ekstrem do të jetë në vijim.Muajin e kaluar Serbia dhe Bosnja u goditen përmbytje e rrëmbyeshme e cila nuk ishte regjistruar më parë.