Berisha: Terror ndaj popullsise civile në Lazarat, Prokuroria të hetojë

Tiranë- Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka akuzuar sot policinë se po ushtron dhunë dhe terror ndaj popullësisë së Lazaratit.Përmes një postimi në rrjetin social Fb, Berisha thekson se me urdhër të Ramës, blutë lejojnë vetem dy televizione të kontrolluara prej tij të ndjekin operacionin.Ai i bëri thirrje Prokurorisë të nisë hetimet per dhunen, terrorin, keqtrajtimet e qytetareve te Lazaratit dhe te vere para pergjegjesise ligjore autoret e ketyre abuzimeve.“Policia ne kundershtim flagrant me ligjet dhe rregullat ne kontrollin e banesave permbys dhe thyen orendi, mobilje, hap dhe mure, nxjerr forcerisht jashte banoret, femijet, grate, te semuret nga shtepite e tyre dhe nuk i lejon edhe pas kontrollit te kthehen aty. Ajo, me urdher te Rames, lejon vetem dy televizionet e kontrolluara prej tij te ndjekin operacionet e saj. Denoj dhunen, terrorin ndaj popullsise civile, dhe i bej thirrje prokurorise se shtetit te nisi menjehere hetimin per dhunen, terrorin, keqtrajtimet e qytetareve te Lazaratit, abuzimin masiv me te drejtat e njeriut te policise ne Lazarat dhe te vere para pergjegjesise ligjore autoret e ketyre abuzimeve si dhe te urdheroje policine te lejoje mediat e pavarura per te ndjekur operacionin. Ju bej thirrje banoreve te dokumentojne cdo rast te dhunimit te te drejtave, lirive dhe pronave te tyre si nga kriminelet ashtu dhe nga policia per te vene para pergjegjesise ligjore autoret e tyre te papergjegjeshem. Stop terrorit ndaj popullsise civile te Lazaratit!”Sipas Berishës në pjesen me te madhe te komunes eshte nderprere energjia dhe interneti. Ai akuzon policinë se gjate orëve të nates ka hapur shtegun per largim te grupeve kriminale me te rrezikshme dhe boseve kryesor te trafikut, te cilet nuk i futi ne listen e 26 personave te kerkuar, duke deshmuar sipas tij lidhjen e ketyre grupeve me qeverine.