Dita e katërt e operacionit në Lazarat, vijon shkëmbimi i zjarrit
Policia e Shtetit, ka vijuar dhe gjatë ditës së sotme operacionin e ndërmarrë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që gjatë këtyre ditëve kanë kundërshtuar dhe qëlluar me armë forcat e Policisë së Shtetit, si dhe vendosjen e rendit e të sigurisë publike në Lazarat. Në terren janë të angazhuara rreth 800 forca policore, të mbështetura nga mjete të posaçme, forca të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, Delta Forcë në Vlorë, si dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj.