Tiranë, kapet hajduti i automjeteve, i dyshuar për vjedhjen e disa “Golfave”

Tiranë- Policia e kryeqytetit vë në pranga hajdutin një sërë vjedhjesh të automjeteve tip “Golf”.Fatmir Gjoni, 27 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kallmet të Lezhës u arrestua në flagrancë nga forcat e Komisariatit të Policisë Nr.3 rreth orës 09.00 në rrugën “Don Bosko”, ku sëbashku me shtetasin Marjan Toma, 28 vjeç, po tentonin të vidhnin automjetin tip “Golf 4”, me targa AA 033 HX, në pronësi të shtetasit E.V.Nga puna hetimore e bërë, u bë dokumentimi ligjor sepse këta dy shtetas në bashkëpunim me njeri -tjetrin në kohë të ndryshme dyshohet se janë autor të vjedhjeve të automjete të markave “Golf”.Më datë 16.04.2014 kanë vjedhur automjetin tip Golf me targa Tr.3456 P në pronësi të një shtetasi.Më datë 30.04.2014, vjedhjen e një automjeti,më datë 05.05.2014 vjedhjen e një automjeti,më datë 18.05.2014 vjedhjen e një automjeti,më datë 21.05.2014, më datë 25.05.2014 vjedhjen e një automjeti, më datë 15.05.2014.Ndërkaq materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.