Lazarat, Policia pritet të përparojë drejt qendrës. Banda rinis të shtënat, djegin parcelat me kanabis

Lazarat-  Policia e Shtetit pritet të depërtojë këtë mbrëmje në thellësi të Lazaratit, operacion i parashikuar të niste pasdite, por që ende nuk ka filluar. 400 forca policie janë në gatishmëri ndërmjet Derviçanit dhe Lazaratit.Ndërkohë, lazaratasit vazhdojnë të djegin parcelat me kanabis për të fshehur provat që mund t'i penalizojnë, pasi ndërhyrja dhe vendosmëria e Policisë pas katër ditësh duket e palëkundur. Nga ana tjetër, rreth orës 20:00 kanë rinisur të shtënat.Në ditën e katërt të operacionit për marrjen nën kontroll të çdo metri katror të Lazaratit, Policia ka ngritur disa postblloqe, ku kontrollon makinat për të implikuarit në sulmin ndaj saj, duke iu referuar një liste të fshehtë emrash. Mendohet se në listë janë përfshirë rreth 200 persona.Ndërkohë, policia po vazhdon kontrollet në banesa dhe ka pohuar se ka një komunikim korrekt me banorët dhe ka ruajtur etikën në këtë marrëdhënie. Po ashtu, ka kërkuar që banorët të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe ta ndihmojnë gjatë kontrollit.Të shtënat, që ishin ndërprerë për pak orë, vijnë nga një grup kriminelësh, që qëndrojnë në fshat. Gjatë paradites, ata kanë përdorur edhe snajper në drejtim të policisë.Pak orë më vonë, policia informoi se arrestoi personin e akuzuar, pjesë e një grupi prej 12 personash që qëllonin nga banesa e Altin Dardhës. Gjithashtu, deklaroi se do të kundërpërgjigjet pa paralajmërim për të gjithë ata që qëllojnë mbi policinë dhe mbajnë peng fshatin.Burime nga policia informuan rreth orës 09:00 se të shtënat vinin nga banesa e Altin Shurdhit, një prej të kërkuarve nga policia. Nga banesa e tij, që ndodhet mbi xhaminë e fshatit në Lazarat po qëllojnë 12 persona.Vetëm sot janë është ushtruar kontroll në territorin e 7 banesave  në fshatin Lazarat si dhe  janë gjetur dhe asgjesuar rreth 1.5 ton hashash dhe rreth 2000 bimë narkotike kanabis sativa.Gazetarët informojnë se tashmë policia ka marrë gati 1/5 e fshatit, pjesën jugore dhe juglindore të fshatit, zonën në kufi mes Lazaratit dhe Derviçanit dhe po përparojnë gjithnjë e më thellë brenda fshatit.Vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi ndodhet në postbllokun në hyrje të Lazaratit dhe po monitoron gjithë operacionin.Policia, me lista të fshehta, ndalon dhe kontrollon për të implikuarit në sulmin ndaj sajOra 20:00 Rinisin të shtënat, lazaratasit vazhdojnë të djegin parcelatGazetari i “Ora News” ka raportuar nga rruga nacionale që lidh Gjirokastrën me Kakavijën. Gentian Bellaj tha se ka pak minuta që ka nisur shkëmbimi i zjarrit, pasi është policia ajo që përgjigjet.Ndërkohë, plantacionet me kanabis po digjen nga vetë banorët, të përgatitur tashmë që policia do të hyjë në thellësi të Lazaratit dhe do t’i penalizojë nëse gjen prova të kultivimit të bimëve.400 forca policie janë duke qëndruar ndërmjet Derviçanit dhe Lazaratit, në pritje për të avancuar në Lazarat; pritej që mbasditja e sotme të ishte finalja, po ende nuk po merret terren. Kontrolli në postblloqe vazhdon, policia ka në dorë një listë të gjatë emrash,t ë cilën nuk po e bën publike.Ora 17:44  Policia: Vazhdojmë kontrollin, komunikim korrekt me banorëtPolicia ka njoftuar në orën 17:44 se në Lazarat "po vijojnë veprimet në terren, duke ushtruar kontroll në territorin e fshatit Lazarat dhe në banesa për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike dhe sekuestrimin e sendeve të kundraligjshme.Këto veprime po kryhen me korrektësi maksimale në respekt të plotë të ligjit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, duke garantuar një komunikim profesional dhe etik me banorët e fshatit Lazarat.Policia e Shtetit u bën thirrje banorëve të fshatit Lazarat të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të asistojnë veprimet procedurale të Policisë së Shtetit,- përfundon njoftimi i Policisë.Ora 17:00 Gazetari Gentian Bellaj njoftoi se se sot "Policia ka ngritur disa postblloqe rreth Lazaratit dhe ka lista me rreth 200 persona, që medias i janë mbajtur të fshehta ose më saktë, nuk jemi të autorizuar t’i dimë, me anë të të cilave po kontrollon automjetet.Ndërkohë Lazarat vazhdojnë ende të ende të digjen parcelat me kanabis. Në pjesën jugore të fshatit, në kufi me Derviçanin, parcelat u dogjën dje nga Policia që hyri dhe i gjeti ato të braktisura, kurse tani ato janë duke u djegur nga vetë fshatarët.Nga informacionet e fundit, pritet që të përdoret një tjetër plan për të hyrë në Lazarat, ndoshta nga pjesa e kalasë, nga ana perëndimore ose nga një krah tjetër.Deri në orën 2 të mesnatës ka pasur zjarre armësh, që kanë pushuar aty nga ora 2:30 ndërsa më pas ka pasur të shtëna sporadike.Nga informacionet që kam, janë disa persona që godasin nga një pikë strategjike nga lart, thuhet se janë me dylbi, me snajper etj.Gjithsesi, situate duket më e qetë përsa i përket të shtënave. Policia është e lodhur, ajo nuk ka arritur ende të futet dot në qëndër të Lazaratit. Policia thotë se ka dhjetra persona apo qindra, por mendohet se janë disa adoleshentë që kanë marrë situatën nën kontroll.Përsa i përket Gjirokastrës, ky qytet është mësuar të jetojë me të shtënat që vijnë nga Lazarati.Duke qënë se ka dhe pak konfuzion, sepse nuk ka një strategji të qartë, qytetarët e Gjirokastrës duan që kjo punë të mbyllet sa më shpejt, të marrë fund, policia ëhstë e lodhur, njerëzit janë të lodhur, gazetarët janë të lodhur…Sot në Lazarat ka qënë edhe kreu i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, në pjesën jugoretë tij," - përfundoi Bellaj.Ora 13: 45 Sulmohet me gurë makina e policisë para Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër. Policia shoqëroi e adoleshentë nga Lazarati, E.B. vjec 17, K.B. 17 vjec dhe B.B 17 vjec. Ndërkohë deputetët e Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, Piro Lutaj, Luan Rama, Vangjel Tavo ndodhen pranë Lazaratit në mbështetje të forcave të policisë.Në orën 13: 36 policia informon se arrestua Hysen Çela. Për policinë ky është personi i cili ka qëlluar me snajper ndërkohë që sipas vetë personit në një prononcim për Ora News nuk kishte lidhje fare me ngjarjen.Policia: Do kundërpërgjigjemi pa paralajmërim Në orën 13:00 Policia e Shtetit deklaron se është e bindur të çojë deri në fund operacionin dhe se është e vendosur të godasë "pa asnjë hezitim dhe pa paralajmërim këdo që do të tentojë të dalë mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës, duke ju kundërvënë me armë uniformave blu."Përmjes një njoftimi për shtyp ministria e Brendshme përsërit thirrjen drejtuar banorëve të Lazaratit, ”që të distancohen hapur dhe prerë nga elementët kriminalë që synojnë të mbajnë peng gjithë fshatin dhe të ardhmen e tij. Po ashtu në funksion të sigurisë së jetës dhe shëndetit të tyre u kërkohet të gjithë banorëve të fshatit Lazarat, që të mos dalin nga banesat deri në përfundim të operacionit policor.”“Të gjithë qytetarët e tjerë, duhet të evitojnë plotësisht hyrjen për në fshatin Lazarat deri në një njoftim të dytë zyrtar të policisë. Banorët e zonave përreth fshatit Lazarat këshillohen të bëjnë kujdes me lëvizjen jashtë banesave të tyre, deri në përfundim të këtij operacioni policor. “Vetëm sot u sekuestruan 1.5 ton hashashVetëm sot janë është ushtruar kontroll në territorin e 7 banesave  në fshatin Lazarat si dhe  janë gjetur dhe asgjesuar rreth 1.5 ton hashash dhe rreth 2000 bimë narkotike kanabis sativa. Gjithashtu janë sekuestruar 3 armë zjarri automatikë,  është sekuestruar 1 armë gjahu cifte,  si dhe një sasi e konsiderueshme municioni.Bilanci, 70 mijë rrënjë kanabis sativa, 11 ton kanabis dhe 2 laboratorePolicia njofton se gjatë këtyre katër ditëve të këtij operacioni, janë asgjësuar rreth 70 mijë rrënjë bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 11 ton e 300 kg kanabis sativa. Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 2 laboratorë përpunimi të bimëve narkotike, në banesën e vëllezërve Mahmutaj si dhe sasi të kosniderueshme municioni. Operacioni rinisi në 06:30Operacioni ka rifilluar sërish në orën 06:30 minuta me një plan strategjik të ri për të hyrë në Lazarat edhe nga një tjetër rrugë. Tashmë janë mbi 15 autoblinda kanë përparuar në fshat.Gazetarët tanë informojnë se deri në orën 02:00 të mëngjesit të 18 qershorit ka pasur të shtëna pa ndërprerje brenda fshatit famëkeq, për të rifilluar sot në mëngjes në orën 09:00.Tashmë policia ka nën kontroll krahun jugor dhe juglindor të fshatit, zonën në kufi me Derviçani ku dhe ka ushtruar kontroll në banesat e 6 të arrestuarve.Ora 11:21 Policia e Shtetit jep detaje mbi operacioninPolicia e Shtetit, ka vijuar dhe gjatë ditës së sotme operacionin e ndërmarrë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që gjatë këtyre ditëve kanë kundërshtuar dhe qëlluar me armë forcat e Policisë së Shtetit, si dhe vendosjen e rendit e të sigurisë publike në Lazarat.Në terren janë të angazhuara rreth 800 forca policore, të mbështetura nga mjete të posaçme, forca të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, Delta Forcë në Vlorë, si dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj.Forcat e Policisë së Shtetit po vijojnë me depërtimin hap pas hapi për në brendësi të fshatit Lazarat, duke ushtruar kontroll në territoret e banesave, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës. Edhe gjatë ditës së sotme është vijuar të qëllohet me armë nga një grup kriminal, duke përdorur dhe snajper, nga brendësia e fshatit Lazarat në drejtim të forcave të policisë.Paralelisht me veprimet operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit në terren grupe speciale të hetimit të orientuara nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe Drejtoria për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, kanë vijuar me veprimet për kryerjen e hetimeve dhe fiksimin e provave materiale.Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mudësuar asgjesimin e rreth 70 mijë rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 11 ton e 300 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin. Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 2 laboratorë përpunimi të bimëve narkotike, si dhe sasi të kosniderueshme municioni.lazarat222