Operacioni dje në Lazarat, asgjesohen 60 mijë rrënjë kanabis dhe rreth 10 ton marijuanë
Lazarat- Mbi 60 mijë rrënjë kanabis dhe rreth 10 ton marijuanë janë asgjesuar nga forcat e policisë përgjatë operacionit të ditës së djeshme për të marrë kontrollin e çdo metër katror në Lazarat.Ndërsa 3 persona, mes tyre një efektiv i FNSH-së u plagos.800 forca në operacionPrej më shumë se 3 ditësh Lazarati mbahet i rrethuar nga forcat e policisë ndaj të cilëve kanë vijuar të qëllohet me armë nga një grup kriminal nga brendësia e fshatit Lazarat.Mbi 800 forca policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcë në Vlorë u angazhuan gjatë ditës së djeshme.Po ashtu janë përfshirë dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj. Këto forca janë mbështetur edhe nga mjete të posaçme.Kontrolle ne 30 banesa Forcat e policisë depërtuan hap pas hapi për në brendësi të fshatit Lazarat, duke ushtruar kontroll në territoret e banesave, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës.Eshtë ushtruar kontroll në territorin përreth 30 banesave në fshatin Lazarat, ku janë gjetur sasi të konsiderueshme bimë narkotike të kultivuara, boçe kanabisi, si dhe makineri për presimin e kanabisit.Laboratori i droges ne banesën e vëllait të Gate Mahmutajt Ndërkohë në banesën e shtetasit Xhezo Mahmutaj (vëllai i Gate Mahmutaj) u gjet një laborator për përpunimin e lëndës narkotike, u sekuestruan një sërë pajisjesh, sasi të konsiderueshme lëndësh nakotike, si dhe u gjetën të kultivuara bimë kanabis sativa.Një laborator është gjetur dhe në objektet e Gate Mahmutaj të vëna nën kontroll nga forcat e policisë gjatë ditës së djeshme.Nga shërbimet e policisë në zonën e kontrolluar janë asgjesuar rreth60 mijë rrënjë bimë narkotike: -rreth 15 mijë rrënjë kanabis në oborret e banesave -rreth 15 mijë fidanë gati për tu mbjellë në oborret e banesave -si dhe rreth 30 mijë rrënjë bimë narkotike me një lartësi nga 35-40 cm në tokat e komunës.Po ashtu është gjetur një sasi prej rreth 10 ton kanabis sativa e ambalazhuar në thasë, e cila është asgjesuar përmes djegies në vend, si dhe është marrë mostër në cilësinë e provës për ekzaminim.Grupe speciale të hetimit të orientuara nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe Drejtoria për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, kanë vijuar kryerjen e veprimeve për kryerjen e hetimeve dhe fiksimin e provave materiale paralel me veprimet operacionale të strukturave policore në terren.Arrestohet i kërkuari Në orët e mbrëmjes së 17 qershorit strukturat e policisë mundësuan kapjen e personit në kërkim Tonin Mehmet Shehaj, vjeç 31, nga Mallakstra, i dënur me 7 vite burgim për prodhim e shitje narkotikësh, i cili ishte strehuar në fshatin Lazarat.Ky shtetas u ndalua teksa po tentonte të dilte nga fshati Lazarat. Ne momentin e ndalimit Shehaj u paraqit me një tjetër identitet. Ky shtetas gjithashtu dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka qëlluar me armë në drejtim të forcave të policisë.Po në orët e mbrëmjes, pas negociatave të gjata të zhvilluara u bë e mundur që të dorëzohet i kërkuari Gate (Razip) Mahmutaj. Ndërkaq Shërbimet e Policisë së Shtetit bëjnë me dije se do të vijojnë operacionin e ndërmarrë gjatë këtyre ditëve deri në përmbushjen e plotë të objektivave të vendosur.