Elbasan, procedim penal 6 zyrtarëve të tatimores për shpërdorim detyre

Elbasan- 6 zyrtarë të admistratës tatimore në Elbasan janë pezulluar nga detyra si dhe ka nisur procedim penal ndaj tyre nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave zyrtarë.Procedimi penal për këta shtetas u bë i mundur gjatë një operacioni të realizuar nga strukturat Kundër Krimit Ekonomik Financiar në bashkepunim me task-forcen e Prokurorisë Elbasan.Ndërkaq gjykata e Elbasanit dha masen e sigurise pezullim nga detyra për 6 zyrtarët si dhe masë shtrënguese me detyrim paraqitje, përkatësisht:-Pezullim nga detyra i shtetasit Skender Daja me detyrë përgjegjes në Drejtorinë Tatimore-Pezullim n ga detyra i shtetases Mareza Bylykbashi me detyrë Drejtore pranë Drejtorisë Tatimore rajonale-Pezullim nga detyra i shtetases Rajmonda Bebeti me detyrë pergjegjëse pranë tatimeve-Pezullim nga detyra i shtetases Efterpi Xhavara me detyrë inspektor-Pezullim nga detyra i shtetases Lindita Ago me detyrë inspektore tatimore-Pezullim nga detyra i shtetasit Mikel Alla me detyrë inspectorMaterialet lidhur me këta shtetas iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.