Infermierët në pikë të hallit, Urdhëri çon bordin me pushime në Korfuz

Tiranë - Ndërkohë që 14 mijë infermierë, anëtarë të Urdhrit të Infermierit presin të kualifikohen, trajnohen, vlerësohen, pse jo dhe sponsorizohen nga organizata ku aderojnë, ndodh që kjo e fundit gjen rastin t'i shprehë mirënjohjen vetëm 34 anëtarëve të Këshillit Kombëtar sëbashku me miqtë e tyre duke u sponsorizuar një udhëtim turistik për në Korfuz. Shqetësimin e ka ngritur një infermiere anonime pranë RTV "Ora News".Denoncuesja: Ne infermierët kemi një mijë halle, Bordi ikën me pushime!"Jam përfaqësuese dhe anëtare e urdhrit të Infermierit të tërheq vëmendjen rreth një organizate, që ëhstë krijuar për të mbrojtur të drejtat e profesionistëve; është apo ai që lëshon licensat dhe merr të diplomuarit në provimin e praktikës. Praktikadhe provimi kanë ndodhur gjatë muajit maj, ndërsa këtë muaj, anëtarët e urdhrit sëbashku me kryetarin kanë shkuar për pushime. Ajo që më shqetëson është se të gjithë infermierët në Shqipëri paguajnë për liçensimin njëhërë në tre vjet, 36 mijë lekë dhe çdo vit, 12 mijë, nga 1 mijë lekë të vjetra, çdo muaj për të mbajtur Urdhrin.Përveçse, Ne nuk dimë asgjë se ku shkojnë këto kuota, nuk ka fare transparencë, nuk ofrohet asnjë gjë për ne, as ndonjë trainim, as ndonjë konferencë apo diskutim i problemeve të shumta që na shqetësojnë apo ndonjë ndihmë se është gjithë kjo armatë e madhe që investojnë për mbajtjen e Urdhrit, kohët e fundit kam dëgjuar se bordi I urdhrit sëbashku me kryetarin kanë shkuar për pushime, i kanë lejuar vetes luksin e madh që të shkojnë jashtë shtetit me pushime.Pikërisht pas sezonit të provimeve, kur ne jemi shumë të interesuar si kanë dalë dhe si do të jenë infermieret e reja që do të na vijnë në spital, Urdhri i Spitalit pa u shqetësuar fare për këto ka ndërmarrë këtë udhëtim jashtë shtetit.Me sa di unë, udhëtimi ka qënë treditor, me të dëgjuar e kam, jua le juve ta investigoni, 137 euro për person. E di që ka qënë një autobus i mbushur me anëtarët e urdhrit, miq shokë, ose të afërt të familjeve të anëtareve të bordit të Urdhrit, nuk e di numrin e saktë, por di që ka qënë një autobus. Organizatori është Urdhri i Infermierit.Po në këtë udhëtim ka qënë edhe Sabri Skënderi, personi që e ka organizuar dhe që ka qënë atje me personat që kanë shkuar për pushime.Kjo është organizuar nga Urdhri. Unë prandaj jam këtu, që të denoncoj dhe t'ju tërhqe vëmendjen që ta hetoni se nga kanë dalë këto udhëtime të shtrenjta turistike jashtë shtetit në një kohë kur ne kemi shumë nevoja të tjera infermierore për të plotësuar. Meqënëse u desh një akt publik që përfaqëson interes te profesionit tonë, atehërë dhe ne të gjithë sponzorizojmë, atëhërë duhet që në buxhetin e Urdhrit të përfshihen organizime, trainime të ndryshme në bazë të nevojave të ndryshme që ne kemi në praktikë, është e nevojshme të stimulohen e të sponzorizohet edukimi i mëtejshëm i infermierëve.Ka plot infermiere që për shkak të kushteve ekonomike nuk mund ta vazhdojnë dot shkollën, atëherë pse jo Urdhri i Infermierëve ka këtë detyrim për anëtarët e vet që t'i përkrahë në vend t'i harxhojë për mbrëmje dhe darka.Emisioni "Alarm" hyn në lojë, siguron faturën e pagesës për në Korfuz“Alarm” ka mundur te siguroje nje set fotosh me pamje ekskluzive nga ekskursioni. Në një kontakt telefonik me Agjencinë turistike, gazetarja mundësoi dhe detajet mbi udhëtimin. Guida përfshinte udhëtim tre ditor me autobus, 6 - 7 - 8 qershor, ku përfshihej akomodim për 2 netë mëngjes dhe darkë, tragetin paketa 135 euro.Kjo agjenci nuk ka seli në Tiranë, por në Vlorë dhe Sarandë. Ajo mundësoi për emisionin dhe faturën në total për 41 personat e stafit të urdhërit të Infermierit që udhëtuan drejt Korfuzit. Pagesa është bërë në emër të kompanisë të Urdhrit të Infermierit dhe udhëtimi ka kushtuar 5 mijë e 535 euro.Presidenti i Urdhërit të Infermierit: Udhëtimi ligjor, mbuluam shpenzimet e stafitEmisioni “Alarm” e ndoqi me detaje këtë çështje, duke marrë një reagim dhe nga Presidenti i Urdhërit të Infermierit , Sabri Skënderi. Në një prononcim për gazetaren ai pranoi udhëtimin, i cili sipas tij është në mbështetje të plotë ligjore.“Këshilli tek pika e statusit ku thotë që Këshilli organizon aktivitete - ky është aktivitet - pavarësisht se i vini emrin udhëtim turistik, i shërben edhe njohjes, edhe bashkëpunimit të këtij Këshilli” thotë ai.Skënderi foli për një grup prej 34 personash, nga të cilët 26 ishin ata që e fitonin këtë ofertë. Këto të fundit sipas tij të gjithë pjesë e Këshillit, ndërsa personat e tjerë që iu bashkuan grupit për shkak të pronotimi të autobusit kanë mbuluar vetë shpenzimet e tyre.Prononcimi i plotë i SkënderitPo, Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Infermierit para disa muajsh ka rënë dakord për të organizuar një udhëtim dy ose tre ditor me të gjithë Këshillin Kombëtar dhe me sekretarët e rajoneve dhe pse jo me anëtarë të tjerë të këshillit, siç ishte përfaqësuesi i Fakultetit të Infermierisë, përfaqësuesi i ISKSH-së, përfaqësuesi i Ministrisë etj. Që janë anëtarë të Këshillit Kombëtar.Varet si ta quash udhëtimin; ne gjatë gjithë kohës kemi qeshur, kemi lozur, por kemi biseduar edhe për punë, të gjitha bashkë ashtu siç bëjnë të gjitha ndërmarrjet. Administrata e Këshillit kërkoi disa oferta, gjeti një shumë të përshtatshme me 135 euro fjetje dy netë në Korfuz me gjithë udhëtimin dhe ua parashtroi ofertën të gjithë anëtarëve të Këshillit dhe ata ranë dakord.Problemi ishte se ata nuk kishin mikrobuz për këtë nivel; ata na afruan për këtë ofertë kaq të ulët një autobus dhe për t'u plotësuar autobuzi, ne e shpallëm në faqen e Urdhrit që me këtë ofertë mund të vinin edhe të tjerë ose anëtarë të familjeve të këshillit, ose një grup i mirëkuptueshëm. Ky udhëtim u bë edhe për t'u njohur edhe me ishullin e Korfuzit, për të cilin kishim dëgjuar si një vend shumë afër nesh. Udhëtimi u organizua jashtë orarit të punës dhe pagesën e ka bërë secili vetë. Është vënë oferta atje, kurse pagesa për Këshillin Kombëtar, 135 euro për secilin,është përballuar nga fondi i Urdhërit.Gjithë grupi përbëhej nga 34 vetë nga të cilët 26 ishin ata që e fitonin këtë ofertë, kurse të tjerët i kanë derdhur lekët vetë pranë llogarisë.Angazhimi, prenotimi është bërë nga Urdhri i Infermierit. Për një person që ka punuar, që është angazhuar pa pare, që vjen nga rrethi këtu, që sjell problem, sjell mendime, diskuton, vendos dhe për 5 vite të harxhosh 135 euro, ndoshta ata të Këshillit paskan menduar gabim dhe qenka luks i madh të harxhosh 135 euro.Pretendime kanë ngritur 3 apo persona, kurse infermierë janë 14 mijë.Këshilli tek pika e statusit ku thotë që Këshilli organizon aktivitete - ky është aktivitet - pavarësisht se i vini emrin udhëtim turistik, i shërben edhe njohjes, edhe bashkëpunimit të këtij Këshilli.Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"