Momenti i dorëzimit të Gate Mahmutajt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2014, 08:10
Vetëdorëzohet në polici Gate Mahmutaj. Ka qenë ora 21 e 45 minuta e mbrëmjes së të martës, kur kamera e Ora News ka fiksuar momentin kur i shumkërkuari, që akuzohet se ka qëlluar për tre ditë me radhë uniformat blu është shoqëruar në dyert e komisariaitt të Gjirokastrës. Nën masa të larta sigurie, i shoqëruar me autoblinda të policisë dhe një numër i madh uniformash Razip Mahmutaj ka lënë kullën e tij të fortifikuar sipas policisë me armatime të rënda dhe ka hyrë me këmbët e tij në ambjentet e policisë. Personi që u kosniderua si kapo i bandës së Lazaratit, i njohur për sulmin ndaj policisë edhe 10 vjet më parë, kur qëlloi helikopterin e Interforcë, i kthyer në një personazh mediatik këto tre ditë tashmë është në pranga.