Rama: Rrënjët e Lazaratit qenë në qeveri, s’tërhiqemi pa vendosur ligjin
Gjermani-Nga Berlini, kryeministri Edi Rama ka shprehur vendosmërinë se nuk do të ketë kthim pas nga strukturat e policisë deri në vendosjen e plotë të sundimit të ligjit ne Lazarat. E ndërsa për vite fshati i drogës njollosi me turp imazhin e Shqipërisë, Rama thekson se kjo ka ndodhur pas rrënjët e Lazaratit ishin në qeverinë e shkuar.Këto deklarata Rama i bëri gjatë pjesmarrjes në forumin ekonomik Shqipëri- Gjermani, të organizuar nga dy Ministritë e Ekonomise në bashkepunim me Deutsche Bank.Kryeministri tha se pret nga Gjermania lidershipin e nje partneriteti te ri strategjik mes BE-se dhe Ballkanit.Më herët, përmes një postimi në fb, Rama ka ironizuar deklaratën e djeshme të kreut të opozitës Basha, i cili e cilësoi ndërhyrjen e policisë fryt të presionit të ushtruar prej kohësh nga Partia Demokratike.“S'di a duhet qare a qeshur me Shqupin qe thot operacioni eshte fryt i presionit te PD!Po a ishin 8 vjet ne pushtet para se te beheshin Shqup?” shkruan Rama.Sipas Ramës, policia e Shtetit po i ngre koken lart Shqiperise ne Europe me operacionin per fshirjen e Lazaratit nga harta europiane e droges.“Mbeshtesni moralisht me nje like apo retweet çdo polic te angazhuar ne operacionin e munguar prej 20 vjetesh dhe beni hashtag”.