Akuzohet se qëlloi me snajper mbi policinë, arrestohet Hysen (Neni) Çela
Gjirokastër-Policia arreston Hysen (Neni) Çelën, i cili akuzohet si snajperisti që qëlloi mbi policinë.Ndalimi i tij nga blutë, të cilët po vijojnë operacionin në Lazarat, erdhi menjëherë pasi një lidhje me skype që ai pati për Ora News ku hodhi poshtë akuzat e ngritura nga policia.Burime jozyrtare të policisë e identifikuan atë snajperisti në grupin prej 12 personave që po qëllojnë mbi policinë nga banesa e Altin Shurdhit.Gjatë lidhjes me Skype nga një supermarket në lagjen Granicë të Gjirokastrës, Çela tha se ka kontaktuar dhe me policinë për këtë cështje, por nuk kishte marrë përgjigje. Ai tha se vendodhja e tij është verifikueshmeedhe nga kamerat e sigurimit të supermarketit.“Emri im aty është, por nuk jam unë.Kam prova. Me policinë kam kontaktuar dhe nuk më kthejnë asnjë përgjigje, unë nuk kam lëvizur nga kamerat dhe kam dhe dëshmitarë këtu”.“Hysen Çela nuk di çështë kallashi, jo snajperi. Nuk ja kemi shtetit borxh të na bëjë këto të padrejta” tha një banore e zonës.