Hajredin Bala i rikthehet Kosovës

Është liruar sot Hajredin Bala nga Gjykata e Hagës, pas dhjetë vjet vuajtje të dënimit. Ai në paraqitjen e tij të parë, para mediave, ka deklaruar se privimi i tij nga liria për tërë këto vjet ka qenë i padrejtë.Edhe pse Tribunali i Hagës ia fali tri vjet nga dënimi, ai nuk mendoi vetëm për vete, por edhe për shokët e tij, për të cilët tha se pa lirimin e tyre nga burgjet as ai vetë nuk e ndjenë lirinë e plotë.Kurse për Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, gjykimi dhe dënimi i tij ka qenë kryekëput politik dhe është bërë sa për t’i kënaqur apetitet e Serbisë dhe për ta balancuar luftën e pastër të UÇK-së me gjenocidin serb të ushtruar në Kosovë.“Kthehem pas 10 vitesh në Kosovë ku mu mor liria padrejtësisht vetëm që e mbrojtëm këtë vend. Por edhe pse erdha sot, dikush e mendon se ndjej ndonjë farë kënaqësie, jo. Shokët nëpër burgje, Kosova e pavarur..., nuk beson se ka”, ka thënë Bala i emocionuar dhe për t’u përballur më pas me shumë përqafime në dalje.Në nëntor, 2005, Gjykata e dënoi Balajn me 13 vjet burg, për pjesëmarrje në vrasjen e 11 robërve në kampin e UÇK-së në Llapushnik.Dy vjet më pas, vendimin e konfirmoi kolegji i Apelit të Tribunalit, duke refuzuar ankesën e Balajt, i cili u dërgua në Francë për të vajtur dënimin.