Marrëveshja e kufirit, nis zbatimi te Dheu i Bardhë dhe në Bërnjak

Sot në ora 8:00, në pikën kufitare në Bërnjak, ka filluar implementimi i Marrëveshjes së Integruar të Kufirit.Në vendkalim gjenden ushtarë të KFOR-it, të EULEX=it, të policisë kufitare të Kosovës e të doganës, ndërsa në anën serbe polica  dhe doganierët serbë.Në vendkalim, përveç sinjalistikës nuk është vendosur asnjë simbol shtetëror.Doganierët shqiptarë, njoftojnë mediat serbe, për shkak të bllokimit të rrugës, në vendkalim kanë shkruar me helikopter.Edhe në vendkalimin Dheu i Bardhë sot ka filluar zbatimi i marrëveshjes së IBM.Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufijve u arrit mes dy kryeministrave Thaçi dhe Daçiç nën ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton dhe tashmë po zbatohet në dy pikë-kalime kufitare që e ndajnë Kosovën nga Serbia, në Merdar dhe Jarinë.