Afati i Serbisë për Kosovën, 1 marsi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2012, 09:58
Bashkimi Evropian nuk është lodhur nga zgjerimi dhe nëse Serbia bën hapa të mëtejshme në dialogun me Kosovën deri më 1 mars, BE-ja është e gatshme të shqyrtojë mundësinë e hapjes së negociatave për të.Deklarata është bërë nga ambasadori i BE-në në Beograd Vincet Degert u cili ka theksuar se deri në këtë datë, Serbia duhet të arrijë një sërë marrëveshjesh të tjera me Kosovën.Kur bëhet fjalë për Kosovën Degert ka thënë se deri më 1 mars duhet të zgjidhen temat siç janë zbatimi i marrëveshjeve për IBM, bashkëpunim me EULEX-in, telekomunikacioni dhe energjia dhe situata në veri.