Serbët bllokojnë rrugën, kundërshtojnë zbatimin e IBM në Bërnjakë
Serbët e veriut të Kosovës kanë bllokuar sot rrugën në Zubin Potok, rrugë kjo që çon në pikën kufitare në Bërnjakë.“Barrikada është vendosur në qendër të Zubin Potokut, me qëllim bllokimin e rrugës për EULEX-in, policisë kufitare të Kosovës dhe doganierëve të Kosovës”, transmetojnë mediat lokale serbe në veri.Të pakënaqur me marrëveshjen e arritur në Bruksel lidhur me doganat, serbët duan të pengojnë implementimine marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, zbatimi i së cilës është paralajmëruar të ndodhe nesër edhe në Bërnjak.Serbët thonë se nuk duan t’i paguajnë kontributet institucioneve të Kosovës, por organeve shtetërore serbe.Sipas informacioneve automjetet civile lirohen për qarkullim normal, kurse serbët që kanë bllokuar rrugën, thonë se do të qëndrojnë aty derisa të hiqet dorë nga implementimi i Marrëveshjes së Brukselit edhe në vendkalimin kufitar në Bërnjak