Politika në Kosovë, Sejdiu: Të rrëzohet qeveria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2012, 09:25
Dardan Sejdiu, anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, ka thënë se sa më shpejt dueht të bashkërendohen forcat opozitare në Kosovë dhe të rrëzohet kjo qeveri.Sejdiu ka thënë se viti 2012, shënon degradimin e shtetit të së drejtës. Sipas tij, në shtetin e së drejtës vendimet e gjykatës duhet të zbatohen dhe të dënohen të akuzuarit.“Xhabir Zharku si zotni në aeroport del e ikë, kurse ministri Bajram Rexhepi thotë se fajin e kanë gjykatat” ka thënë Sejdiu.Dardan Sejdiu ka thënë se Kosova është kalb, pasi që njerëzit që e udhëheqin këtë vend kanë manipuluar me gjënë më të shenjtë, me votën.