Hoxhaj:Vota ime do të jetëpër Thaçin
Ministër i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj mendon kryetari aktual i PDK-së, Hashim Thaçi është edhe lideri më i mirë për këtë parti.Pa marrë parasysh, nëse do të ketë rivalë në zgjedhjet e ardhshëm të partisë, Hoxhaj thotë se vota e tij është e rezervuar për Hashim Thaçin.“Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, e ka mbështetjen time të plotë. Është lider jo vetëm i Kosovës, por më gjerë. Thaçin dhe PDK-në i respektojnë edhe miqtë, por edhe kundërshtarët e shtetit të Kosovës në çdo kontinente. Kuvendi i PDK-së, duhet të jetë kuvend i cili e forcon unitetin, i cili e modernizon partinë, i cili ofron vizion për të ardhmen. Lidershpi i PDK-së duhet ta ketë të qartë se kjo parti ka një përgjegjësi të veqantë për ta quarë Kosovën përpara, dhe lindershipi i PDK-së duhet ta ketë të qartë se këtë punë mund ta bëjë vetëm nën udhëheqjen e Hashim Thaçit”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.