Dialogu Kosovë-Serbi, Ashton: Më 17 janar do të flitet për veriun
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka deklaruar se më 17 janar 2013, në takimin e parë në vitin e ri mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç, do të flitet për veriun e Kosovës.E pyetur se cilat tema do të jenë në tryezën e dialogut në takimin e radhës më 17 janar, Ashton është përgjigjur: “Do të takohemi për të shqyrtuar progresin e arritur, posaçërisht rreth implementimit të IBM-së, dhe, siç kemi rënë dakort, më 4 dhjetor ne do të diskutojmë edhe për veriun e Kosovës“.Përfaqësuesja e lartë e BE-së gjithashtu, duke hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe duke thënë se “ndarja nuk është opsion”, e ka quajtur situatën e tanishme në veri të Kosovës si “të paqëndrueshme”.Lidhur me mundësinë që Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër dhe çfarë ndikimi do të kishte kjo në dialog, Ashton ka thënë: “Nuk më takon mua të komentoj për zhvillimet në politikën e brendshme në Beograd apo Prishtinë. Ajo çfarë pres unë nga Beogradi dhe Prishtina është që të mbeten të përkushtuar për dialogun”.