Lunaçek:BE s`do të lejojë shtetin serb brenda Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2012, 07:46
Bashkimi Evropian nuk do të lejojë serbët që të kenë shtetin e tyre brenda shtetit të Kosovës, si në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kështu është shprehur raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.“BE-ja nuk do të lejojë diçka të tillë si Republika Srpska në Kosovë”, ka thënë Lunachek.Deklarata e saj vjen disa ditë pasi autoritetet serbe publikuan platformën e tyre për Kosovë me të cilën kërkuan autonomi për pakicën serbe në veri të Kosovës.“Serbia dhe Kosova duhet të përqendrohet në adresimin e çështjeve, në kuadër të dialogut, të cilat të dyja vendet i çojnë në BE”, ka thënë Lunaçek.Takimi i ardhshëm ndërmjet kryeministrit të Serbisë dhe atij të Kosovës është planifikuar për 17 janar të vitit të ardhshëm dhe ai pritet të mbahet në Bruksel.