Thaçi: Nuk kam ambicie për president

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka mohuar të ketë pretendime apo ambicie presidenciale.Kreu i qeverisë thotë se puna e tij është që të zbatojë kontratën që ka me qytetarët dhe në këtë mënyrë do të vazhdojë të jetë jetë Kryeministër i qeverisë së Kosovës deri në zgjedhjet e ardhshme.“Është shprehur një vullnet i mirë për integrimin e AAK-së në Qeverinë e Kosovës, ndërsa sa i përket asaj se kush do ta udhëheqë qeverinë e Kosovës, e kanë përcaktuar qytetarët e vendit”, thekson Thaçi.