Greqi, Samaras bën bilancin e vitit 2012
Me dy artikuj që janë botuar në shtypin e ditës së dielë, kryeministri grek, Antonis Samaras i hedh një vështrim viti që po mbyllet dhe përshkruan objektivat dhe prioritetet e qeverisë për vitin 2013, si dhe sfidat që ka përpara vendi me qëllim që të dalë nga kriza dhe të kapërcejë pasojat negative të recesionit."Deri para pak kohësh, Greqia paraqiste shenja shpëbërjeje në planin e brendshëm, ndërsa nuk i besonte askush jashtë vendit", vë në dukje Samaras në një artikull të botuar në të përjavshmen Real News, ndërsa thekson se sot të gjitha këto kanë ndryshuar.Samaras thekson se në Greqi po fillon të rilindet shpresa, kurse jashtë Greqisë është rehabilituar kredibiliteti.Për kryeministrin grek ajo që kërkohet tashmë është të fitohet "beteja e zhvillimit ekonomik, beteja e kohezionit social, e kompetivitetit, e sigurisë, beteja e drejtësisë"."I bindëm të gjithë se mund të dalim nga kriza e borxhit. Siguruam kushte kreditimi unikalë në histori. Treguam se mund të bëjmë reforma dhe ndërhyrje që do t'i lejojnë vendit të qëndrojë përsëri në këmbë dhe grekëve që të marrin në duar fatin e tyre", nën vizon kryeministri në një artikull tjetër botuar në gazetën Typos tis Kyriakis.Samaras thekson se në prioritetet e tij janë ri-startimi i ekonomisë, me investime dhe vende të reja pune, shfrytëzimi i burimeve natyrore të vendit, korrigjimi i padrejtësive, sidomos tek shtresat më të dobëta dhe me theks në shëndetësi, arsim dhe tatime më të thjeshta dhe me drejtësi.Kryeministri grek Antonis Samras shpreh sigurinë se "2013-a do të jetë viti i kërcimit drejt të ardhmes për Greqinë.