Shkup, opozita proteston sot para VMRO-DPMNE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2012, 11:48
Opozita maqedonase do të protestojë para selisë së partisë në pushtet VMRO-DPMNE me moton kundër dhunës shtetërore dhe suspendimit të demokracisë në Maqedoni.“Nuk priten incidente, për shkak se shkojmë në protestë paqësore, dhe se do të ishte e mirëkuptimtë që VMRO-DPMNE të përmbahet nga çdo provokim”, ka thënë një zyrtar i LSDM-së.Pas kësaj proteste, LSDM do të vazhdojë me protesta tjera dhe veprime tjera demokratike, kanë bërë të ditur nga kjo parti.LSDM pas miratimit të buxhetit nga maxhoranca dhe pas nxjerrjes së deputetëve të saj dhunshëm nga Parlamenti, kanë paralajmëruar masa të ndryshme protestuese antiqeveritare, duke thirrur qytetarët deri në padëgjueshmëri qytetare.