Ndërhyrja në Lazarat, Ndreu: Shpresojmë në mbyllje të operacionit pa kosto njerëzore

Deputeti i PS, Pjerin Nderu përshendeti operacionin i policisë në Lazarat dhe përmes televizionit Ora News kërkoi bashkëpunimin dhe solidaritetin nga faktorët politikë dhe opinionit publik.I ftuar në Ora News, Ndreu tha se ky operacion do të fshijë nga harta përgjithmon një territor të pashkelur nga policia asnjëherë më parë. Ai theksoi se problem më delikat është mbyllja e operacionit pa kosto njerëzore, si nga policia asht udhe nga popullata në Lazarat. Ndreu i cilësoi si të pa dëgjuara më parë deklaratat e “pakuptimta” të PD, pasi sipas tij vetëm në Shqipëri dëgjon “të bësh operacion anti drogë dhe ta quash show”.Operacioni në kohën e duhur dhe i mirë studiuarNdreu tha se operacioni nuk mund të ndodhte menjëherë, duke marrë parasysh strukturën kriminale që ka ajo zonë.“Është një operacion i mirëstudiuar. Policia nuk mund të ndërhynte që natën e parë në Lazarat, duke patur parasysh strukturën kriminale dhe faktin që policia nuk ka qenë prezente për shumë kohë. Forcat e policisë duhe ttë tregoheshin të kujdesshme, duke matur dhe reagimin e banorëve, i cili ka qenë i dhunshëm. Fakti që banorët poi vënë flakën drogës vet, tregon se impakti ka qenë i dukshëm”, tha ai.Operacion i suksesshëm, pa kosto njerëzoreSipas Ndreut duhet marrë parasysh popullata prej 4 mijë banorë në fshatin e Lazaratit dhe terreni i favorshëm për kriminelët.“Është një terren i favorshëm për kriminelët dhe i disfavorshëm për policinë. Fakti që kemi të bëjmë me një fshat ku jetojnë 4 mijë banorë, bën që policia të tregohej e kujdesshëme. Policia ka bërë hapa të matur dhe me kosto njerëzore të papërfillshme”, tha Ndreu.Djali i deputetes së PS, Luiza Xhuvani, nuk ka qenë në fshatNdreu hodhi poshtë akuzat për djalin e deputetes së Ps, Luiza Xhuvani, si një nga emrat e përfshirë në listë.“Disa emra janë keqpërdorur, djali i Xhuvanit ka qenë në shtëpi dhe jo në Lazarat. Unë kam kontaktuar vet pasdite dhe këtu kemi të bëjmë me një lapsus Çdo interpretim tjetër nuk ka asnjë vlerë, për sa kohë djali ka qenë në shtëpi.Kryetari i komunës nuk është në rregull. Të ndajë popullatën e ndershme me të pandershmenI pyetur nga gazetari Nertil Agalliu, për takimin e ministrit Tahiri dhe kryetarit të komunës në lazarat, pas largimit të këtij të fundit i irrituar, Ndreu tha se ai nuk është në rregull.“Nëse kryetari i kmunës e sheh ndërhyrjen e policisë si terror ndaj Lazarat, çfarë duhet të themi ne në kaq vite, çfarë duhet të thotë opinion public, që aty ushtrohet një aktivitet i jashtëligjshëm dhe pengimi i forcave të policisë. Atëherë kryetari nuk është në rregull. Ai duhet të bashkoj popullatën e ndershme që nuk ka lidhje me trafikun dhe të jetë në krahune tyre", tha ai.Policia e ka fituar davanë, krimi kapitulloiNdreu ka folur me optimizëm për operacionin e ndjekur nga ministri i brendshëm,Tahiri dhe drejtori përgjithshëm i policisë së shtetit Artan Didi. Ai tha se ditën e parë nuk ishte kaq optimist, por sot situate ka ndryshuar.“Djegia nga vet banorët dhe veprimet e matura të policisë, i ka detyruar trafikantët të bëjnë hapin e parë. Është kapitullim, policia e ka fituar davanë dhe pe rsonat e inkriminuar kanë kapitulluar. Kush mendon se policia nuk e ka fituar, gabon rëndë dhe kush shpreson se policia do të tërhiqet, gabon akoma më rëndë”, tha ai.Qeveria përmbushi objektivat, opozita shfryn si tullumbace propagandën e shfrenuarNdreu akuzoi qeverinë e mëparshme si mbështetëse të asaj çka ndodh në Lazarat dhe i kujtoi asaj valën e akuzave, që sipas tij ishin për të njollosur qeverinë Rama-Meta dhe për të mbuluar vatrat e trafikut.“ Ne poi tregojmë botës dhe opininit public se nuk do të bëhemi kurrë palë me grupe që merren me drogë. Kjo opozitë shfryn si tullumbacë, të gjithë propagandën e shfrenuar të këtyre ditëve. Nuk poi shoh gjëkundi, duhet të jenë atje, të inkurajojnë policinë, por nuk janë askund. Evetmja detyrë e tyre ka qenë akuza publike, për të njollosur qeverinë . ne u përballëm me hambarët që nuk i kishim prodhuar ne”, tha ai.Lufta anti drogë prioritet i qeverisë, trafikantët jo vend në ShqipëriNë fund të intervistës së tij Ndreu tha se ky është rasti i duhur për të treguar solidaritetin tonë, pavarësisht ngjyrimeve politike. Ai kujtoi edhen jë herë se trafikantët e këtij lloji nuk kanë vend në Shqipëri.“ Ky operacion do i tregoj botës mbarë se lufta antidrogë jo vetëm që është prioritet, por trafikantë të këtij lloji nuk kanë vend këtu, sado të organizuar të jenë, sado të mbështetur politikisht dhe sado të pasur të jenë”, tha ai.I pyetur për vendimin e ndërhyrjes në prag të vendimit të statusit, Ndreu tha se ky operacion ka kohë që është paralajmëruar, por sipas tij po pritej moment i duhur.“Vëmendja e këtij t rafiku ka qenë i hershëm dhe ne kemi goditur në shenjë. Ndërmjet këtij emisioni unë inkurajoj forcat e policisë, ministrin Tahiri dhe drejtorin e përgjithsëhm Didi”.Krenar dhe shpresë për një opëracion pa kosto njerëzore, politika “njëzëri”“Duhet të jemi krenar të gjithë, të bashkohemi të gjithë, politika të dalë njëzëri dhe interpretimet t’i lëmë për më vonë. Të izolohen kriminelët dhe të jemi të gjithë sy e vesh nga policia, me shpresën që ky operacion të mbaroj shpejt dhe pa kosto njerëzore”, tha Ndreu.e.k/oranews/online