Ndërhyrja në Lazarat, Shehu: “Ajo që ka bërë PD në luftën kundër drogës, po jep fryte sot”.
"Ajo që ka bërë PD në luftën kundër drogës, po jep frytet sot, kush godet policinë, godet shtetin"Kjo ka qënë fjala e Tritan shehut, një nga emrat më të njohur të PD në Ora News, menjëherë pas mbledhjes në selinë blu, në lidhje me proçesin zgjedhor, organizmin dhe anëtarësimet e reja për Tiranën.“PD ka qenë një forcë kundër krimit, kundër drogës, ka qenë mobilizuese këto muaj dhe kjo ka shtyrë strukturat, duke i detyruar të angazhohen më shumë në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike”. Ajo që PD ka bërë, poi jep frytet”, tha ai.Shehu shtoi se presioni i madh i PD, për të luftuar drogën, nxjerrja e fakteve të reja, kanë qenë sipas tij një faktor i rendësishëm në shtyrjen dhe marrjen e masave për të goditur trafiqet dhe grupet kriminale.Ai nuk la pa përmendur dhe komunikatën e sotme të Pd-së, e cila mbështet aksionet e policisë.“Kushdo që godet policinë, ka goditur shtetin, i kërkojmë qytetarëve të distancohen nga grupet kriminale. Ne shpresojmë të kurorëzohet me sukses, duke mbrojtur jetën e qytetarëve dhe integritetin e forcave të rendit”, tha ai.Shehu tha më tej se proçesi i anëtarësimit në PD ka ecur mjaft mirë dhe janë tejkaluar pritshmëritë.Ai shprehu domosdoshmërinë e ndryshimeve organizative në Tiranë, në disa degë, duke qënë se kryeqyteti përbën 1/3 e popullsisë.“Eshtë e vështirë të punohet nga ana organizative, në një hapësirë kaq tq madhe. Është e domosdoshmë që Tirana të ndahet në disa degë, të jetë më dinamike, të jetë më e komunikueshme, më e ambjentueshme në proçesin e ri zgjedhor”, tha ai.Shehu foli për arsyet që e çojnë Tiranën në një sistem të ri dhe vlerësoi me rëndësi trasparencën e proçesit, duke u fokusuar sipas tij në shkaqet subjective .“Ky sistem konsiston në, zgjedhjet e brendshme në nivel seksionesh, analizat e shkaqeve të humbjes së zgjedhjeve, për të arritur në zgjedhjet e degëve që do të krijojë”, tha Shehu.e.k/oranews/online