“Orë lufte” në Lazarat, kontrollohen shtëpitë, zbulohet laboratori në vilat e Mahmutajve, banorët djegin parcelat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2014, 21:15
Lazarat- Orë tensioni dhe “lufte” në Lazarat. Ndërsa Policia po vazhdon kontrollin e shtëpive, në të cilat janë gjetur mijëra bimë narkotike, makina presimi si dhe municione me shumicë, zbuloi edhe një laborator për përpunimin e drogës në një prej vilave luksoze të fisit Mahmutaj.
Deri në orën 19:30, Policia ka depërtuar deri në zonën e ish-pularisë, rreth 1 km larg qendrës së fshatit, ç’ka ka nxitur banorët që me afrimin e saj, të nisin djegien e parcelave me kanabis. Që në çastin e parë u ndezën 8 vatra zjarri.