Lufta në Siri, vritet kreu i mbrojtjes ajrore

Kreu i mbrojtjes ajrore ka vdekur mes luftimeve pranë Damaskut. Gen Hysein Ishaq thuhet se është plagosur rëndë gjatë një sulmi nga rebelët në bazës ajrore pranë qytetit Mleiha të shtunën , dhe më pas ka vdekur.Rebelët janë duke luftuar kundër regjimit të Bashar al-Asssad , një konflikt i përgjakshëm i cili ka nisur tre vjet më parë. Pavarsisht luftës së krijuar , Guvernatori është shprehur se do të mbajë zgjedhjet Presidenciale muajin e ardhshëm në zonën që ka nën kontroll.Drejtori i Observatorit Sirian për të drejtat e njeriut, Rami Abdel Rahman , është shprehur se vdekja e Gen Ishaq ka ndodhur në një "kohë të rëndësishmë psikologjike" të regjimit. Për më shumë se një muaj ushtria Siriane , ka luftuar me forcë për të larguar rebelët jashtë qytetit Mleiha .Më shumë se 150 .000 përsona janë vrarë që nga fillimi i luftës , dhe mendohet se miliona të tjerë janë larguar si refugjatë.