Turqi, policia tenton të arrestojë një fëmijë 10 vjeç
Ankara- Prej disa orësh interneti po ”çmendet” nga një foto e cila tregon një fëmijë që tërhiqet me forcë një agjent policie, në Smirne, qytetin qindra kilometra larg Somas.Dje atmosfera në këtë qytet ishte shumë e ndezur: Mijëra persona kishin zbritur në sheshin “Talatpaşa” duke bllokuar edhe trafikun.Policia ndërhyri edhe me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, për t’i shpërndarë protestuesit të cilët protestojnë që prej 16 majit kur nga shpërthimi në minierë gjetën vdekjen 301 minatorë.Fëmija ishte me prindërit e tij kur një prej agjentëve ka nisur ta tërheqë me forcë pa asnjë motiv. Madje në foto duket se fëmija është dorë për dore me njërin prej prindërve.Një veprim i tillë ngjalli mjaft indijatë tek turma e cila vazhdoi të thërriste dhe të protestonte deri në momentin kur i vogli u la i lirë.Fotoja ka ngjallur indinjatë edhe online.