Ndërrimi i viteve, Spitali Amerikan në gadishmëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2012, 10:04
Spitali Amerikan është në gadishmëri të plotë përgjatë ndërrimit të viteve. Urgjenca dhe personeli do t'u shërbej jo vetëm pacientëve të cilët janë të shtruar por do të japin ndihmën mjekësore çdo rasti urgjent që mund të ketë nga festa e Viti të ri.Mjekët thonë se gjithçka do të procedohet sipas një kalendari të mirëpërcaktuar për bluzat e bardha. Shefi i urgjencës Blerim Saraci tha se mjekët e këtij spitali do të jenë në ndihmë të personave që kanë për shërbimin spitalor.Në gadishmëri do të jenë urgjencat dhe të gjithë shërbimet, po ashtu edhe autoambulancat për të transportuar të lënduarit apo të sëmurët. Në këtë gjëndje gadishmëri stafi i mjekëve do t'u vij në ndihmë me profesionalizëm çdo personi që ka nevojë për asistencën mjekësore.