Portugalia nis investigimin për Scolarin

Portugali- Trajneri i ekipit kombëtar të Brazilit, Luiz Felipe Scolari, do të përballet me një investigim kriminal, pas akuzave për evasion fiskal.65-vjeçari Scolari, ka qënë trajneri i ekipit kombëtar të Portugalisë në vitet 2003-2008 dhe sipas autoriteteve portugeze, dyshohet se pikërisht në këtë periudhë dyshohet që ai të ketë kryer këtë mashtrim.Në një deklaratë për mediat, Scolari menjëherë i ka mohuar këto akuza, duke deklaruar se ai gjithnjë i ka deklaruar fitimet e saj në të gjitha vendet ku ka punuar.Këto akuza janë të rënda, pasi vetëm në një kohë kur ka mbetur më pak se një muaj nga starti i kampionatit botëror "Brazil 2014".Zyra e Prokurorit në Portugali i ka konfirmuar akuzat dhe nisjen e hetimit për këtë rast, pa dhënë të tjera detaje.Por janë mediat gjermane dhe ato portugeze, ato që duket se kanë zbuluar se investigimi do të fokusohet në pagesën prej 7.4 milionë eurosh, shumë për të cilën është paguar Scolari kur ka qënë trajneri i Portugalisë.Një gazetë gjermane ka publikuar edhe një dokument, ku vërtetohet se Scolari këtë shumë nuk e ka deklaruar aspak për autoritetet përkatëse, por këtë fond e ka transferuar menjëherë në një llogari në Majemi.Ndaj hetimet do të zhvillohen edhe në Majemi, për të marrë informacione se cilët janë personat e tjerë të përfshirë në këtë transaksion financiar.Luiz Felipe Scolari e ka drejtuar ekipin e Brazilit drejt fitores në Kupën e Botës 2002 dhe vetëm një javë më parë publikoi edhe listën e skuadrës së përzgjedhur për të përfaqësuar Brazilin në kampionatin që starton në 12 qershor.Por aludimet shtohen, pasi nuk dihet nëse Scolari do të arrijë të drejtojë këtë skuadër në Brazil, pasi edhe mund te arrestohet për evazion fiskal.