Në Francë mbahet sot samiti i sigurisë, fokusi do jenë kërcënimet e grupit islamist Boko Haram

Në Francë do të mbahet sot samiti i sigurisë, ku fokusi do jetë mbi kërcënimet e grupit islamist Boko Haram, pas rrëmbimit të mbi 200 vajzave nga shkollat në muajin prill. Presidenti Nigerian Goodluck Jonathan dhe të tjerë liderë të Afrikës perëndimore do të marrin pjesë në bisedimet që do të zhvillohen në Paris, me ftesë të presidentit francez Fransua Holland. Më herët presidenti Nigerian kishte parashikuar edhe një vizitë në qytetin juglindor të Chikob, ku vajzat janë rrëmbyer por e anulloi atë, për arsye sigurie.Megjithatë ai kategorikisht mohoi se do të ketë ndonjë negociatë me grupin islamik por i bëri thirrje Boko Haram ti lirojë sa më parë këto vajza, pa vendosur asnjë kusht. Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pasi BOko Haram publikoi një video ku shfaqeshin më shumë se 100 nga vajzat e rrëmbyera, ku theksohej se do ti lironte ato në këmbim të lirimit të të burgosurve të kësaj organizate.  Samiti në Francë do të nisë sot.Në të do të marrin pjesë edhe fqinjët e Nigerisë, Benin, Cameroon, Niger dhe Chad-i, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të Britanisë së Madhe, BE-së dhe SHBA-ve. Kthimi shëndoshë e mirë i 223 vajzave të rrëmbyera nga Boko Haram është prioriteti kyç për qeverinë në Washington, ku ushtarë amerikanë por edhe ekspertë, kanë mbërritur tashmë në Nigeri, në kërkim të vajzave.